Përgjigjen në pyetjen se a është ashensori në muret e Kalasë çështje politike, juridike apo vetëm çështje profesioni dhe shkence së shpejti do ta jap Komisioni shtetëror për kontrollin e prokurimeve publike, i cili do të vendos sipas ankesës së arkitektit të njohur nga Ulqini Selim Resulbegoviq, shkruan “Vijesti”.
Siç thuhet, firma e tij “Ital design” ka fituar në konkursin ndërkombëtar për zgjidhjen arkitektonike-urbanistike për Ranë, por kryetari i komunës Fatmir Gjeka këtë vendim për zonën 3, ku është planifikuar ndërtimi i ashensorit, para pesë ditësh e shpalli të pavlefshëm sipas detyrës zyrtare.
“Gjeka ishte nën presionin e partnerëve të koalicionit nga Forca që të anuloj vendimin e komisionit dhjetëanëtarësh të cilën ai e drejtonte”, konstaton kjo gazetë.
Resulbegoviq tha që është shumë indikative që askush nga anëtarët eminent të Komisionit nuk kishte vërejtje në punën e tij, por duhet pritur dhe parë çfarë do të thotë për këtë komisioni shtetëror.