Atlas TV: ULQINI I MBUSHUR ME TURISTË

Panorama_of_Ulcinj_in_Montenegro_(2)Në Ulqin numri i turistëve në fillim të gushtit ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Hotelierët thonë që duhet të punohet në promovimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve natyrore, por edhe në ndërtimin e hoteleve ekskluzive.

“Interesimi për ofertën turistike dhe hotelerike të Ulqin është më e madhe se vitin e kaluar”, theksoi drejtori i NHT “Riviera e Ulqinit” Radomir Mikan Zec.

Nga Organizata turistike e Ulqinit kanë pohuar që të gjithë kapacitetet janë të mbushur dhe që gushti i ka tejkaluar të gjithë pritshmëritë. Pritet zgjatja e sezonit deri në fund të tetorit.

Edhe turistët, me të cilët folën kolegët nga Atlas TV, thanë që janë shumë të kënaqur me ofertën turistike dhe shërbimin në rivierën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti