Atmosferë solemne në NHP “Riviera e Ulqinit”: PËRFUNDIM I SUKSESSHËM I VITIT

Rivijera 1Në Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” sot është mbajtur kokteji festiv për punëtorët dhe miqtë e kompanisë me rastin e përfundimit të vitit të suksesshëm të punës.

“Mund të jemi të kënaqur me rezultatet, sepse kemi realizuar rreth tre milion euro të ardhura. Sikur të ishte moti më i mirë, do të kishim edhe një milion më shumë”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë më të madhe në Ulqin Radomir- Mikan Zec.

Ai sidomos shprehu kënaqësinë se të gjithë objektet e kësaj kompani janë në nivel tre yjesh.

Zeci sidomos theksoi bashkëpunimin shumë të mirë me komunën dhe kryetarin e saj Fatmir Gjeka, si dhe me drejtoreshën e OT Zana Sarvan, të cilët ishin të pranishëm në këtë koktej.

Ndër to ishin edhe kryetari dhe anëtari i Këshillit drejtues të “Rivierës së Ulqinit” Agron Ibrahimi dhe Skender Elezagiq, si dhe drejtori i filialit së Atlas bankës në Ulqin Hamid Buzuku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi