Nga Shoqata e re Auto-Moto në Ulqin është njoftuar se tash tetë muaj nga Shoqata Auto-moto (SHAM) e Malit të Zi nuk marrin dokumentet e nevojshme për udhëtim jashtë shtetit.
Siç shtohet, për këtë arsye qytetarët e Ulqinit janë të detyruar të shkojnë në Tivar dhe të kenë shpenzime dhe maltretim të panevojshëm.
“Shpresojmë që në SHAM të Malit të Zi do të mbizotërojë arsyeja dhe se kjo çështje do të zgjidhet në afatin më të shkurtë në kënaqësi të të gjithëve”, përfundojnë nga Shoqata e re AM e Ulqinit.