Myftiu i Egjiptit dhe jo zyrtarisht autoriteti i lartë mysliman në botë dr Ali Xhuma ka deklaruar që me rregullat fetare është e ndaluar të shitet vota.
Në pyetjen a është e lejuar që njeriu për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të shes votën në zgjedhje në këmbim të parave, ai u përgjigj: Është haram. Haram është të pranoi këto para, duke e shitur të drejtën e vet. Parimi themelor i lirisë, që njeriu të thotë çfarë mendon, nuk është e lejuar të shitet. Kjo çon në anarki dhe kaos shoqëror”, theksoi dr Xhuma.
Ai tha që për shkak të shitjes së votës njeriu konsiderohet si falsifikues i vullnetit të komunitetit shoqëror. “Ka falsifikuar vullnetin e vet, e fatkeqësia është akoma më e madhe që këtë e ka bërë për para. Sepse, nëse Zoti e ka ndaluar amoralitetin, mëkat akoma më i madh është ta bëjmë atë për të fituar para”, tha Xhuma dhe shtoi që “ky është shembull i keq për shoqëri në të cilën jetojmë dhe të gjithë kemi detyrim ti kundërvihemi”.