Sekretari i Shoqatës të burgosurve politik shqiptar në Mal të Zi Gjylaver Avdiu ka thënë që nuk dëshiron të polemizojë me kryetarin e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Genci Nimanbegun.
“Statuti i shoqatës tonë ndalon që të polemizojmë me subjektet politike shqiptare, kështu që dëshirojmë vetëm të sqarojmë qëndrimin tonë se me vendimin e KKSH që të hiqemi nga lista e mysafirëve në festimin e Ditës së flamurit, i cili është mbajtur në Ulqin më 25 nëntor, jemi poshtëruar. Për këtë arsye kemi kërkuar falje publike, gjë që është refuzuar në mënyrë arrogante”, theksoi Avdiu në konferencë për shtyp.
Duke konstatuar që është irrituese e gjitha kjo që ndodhi, anëtari i Shoqatës Muhamet Nika tha që KKSH nuk është pronë e askujt, e kjo do të thotë as e Genci Nimanbegut.