Drejtori i Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizimi” Fehim Avdiu deklaroi se më parë do të jap dorëheqje se të largojë punëtorë nga puna.
Ai në intervistë për “Dnevne novine” thirri Komunën që të gjejë zgjidhje në mënyrë që 26 punëtorë, të cilët janë tepricë, mos të përfundojnë në rrugë.
Kushtet për fillimin e realizimit të projektit për përmirësimit e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, me vlerë rreth 20 milion euro në fazë të parë, ishin që pagesa e faturave të jetë mbi 90 për qind, përfshirja operacionale prej 85 për qind, si dhe zvogëlimi i numrit të punëtorëve nga 225 në 100.
“Dy kushtet e para në tërësi i kemi plotësuar, ndërsa numri i punëtorëve tani është 126. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projekti për komunë të Ulqinit, besoj se vetëqeverisja lokale do të bëjë çdo gjë, sepse unë mbaj qëndrimin që nuk do të largojë askënd nga puna me kosto të shkarkimit tim nga detyra”, shtoi Avdiu.