Drejtori i Ndërmarrjes publike „Ujësjellës dhe kanalizimi“ Fehim Avdiu tha se pret që në orët e ardhshme do të normalizohet furnizimi me ujë në zonat e larta të Ulqinit.
Banorët e Pinjeshit, Meterizit, Malit të bardh dhe të një pjese të Mëhallës së re i kanë thënë Portalit Ul-info që nuk kishin ujë nga e premtja pasdite.
„Problemi është krijuar për shkak të rrymës. Tani çdo gjë është në rregull, si dhe kemi rritur prurjet e ujit nga Ujësjellësi regjional. Në Ulqin vijnë 45 litër kub ujë shtesë nga ky sistem“, tha Avdiu për Portalin tonë.