Avdiu: TË GJITHË ANALIZAT E CILËSISË SË UJIT TË MIRA

Fehim AvdiuDrejtori i Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” Fehim Avdiu ka thënë se rezultatet e analizës së ujit, e cila është bërë në Institutin për shëndet publik në Podgoricë, kanë treguar që ai është i rregullt për konsum.

“Ne e kemi të çuditshëm pse është ngritur tollovi kaq e madhe, sepse ne në këtë periudhë kemi vetëm ujin nga burimi Salç, Millë dhe Kaliman, cilësia e të cilit gjithmonë ishte e shkëlqyer”, tha ai për Portalin Ul-info.

Sipas fjalëve të tija, është rregull që gjatë dimrit analiza e ujit të bëhet tre herë në muaj, ndërsa gjatë verës çdo javë.

“Përndryshe, tash katër muaj nuk marrim ujë nga burimi Lisën Borë për shkak të shpenzimit të madh të rrymës për punën të pompave”, shtoi Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi