Uji nga ujësjellësi i Ulqinit prej sot nuk është për konsum, njoftohet nga NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“.
Drejtori i kësaj ndërmarrje Fehim Avdiu ka deklaruar për „Dan“ se inspektori komunal solli vendimin për ndalim të konsumit të ujit.
Ai shprehu bindjen se në ditët e ardhshme do të normalizohet furnizimi i qytetarëve mbasi që të kryhen analizat e nevojshme.









