Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut në Mal të Zi (avokati i popullit) Shuqko Bakoviq vërtetoi se drejtori ekzekutiv i NHT „Riviera e Ulqinit“ Radomir – Mikan Zec nxiti diskriminimin politik kur në prill të vitit të kaluar kërkoi që të shembet objekti montazh – hotelerik në pronësi të Nikolla Miroviqit, për arsye se ai është nipi i liderit të DEMOS-it Miodrag Llekiq, shkruan „Dan“.
Bakoviq e vërtetoi këtë në përgjigjen ndaj ankesës të cilën e dërgoi Miroviqi.
Ai tha se objektin e ndërtoi në pronë të veten, gjersa Zeci në letrën e drëguar Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit tha se kjo është pronë e ndërmarrjes të cilën e drejton ai.