Avokati Zoran Piperoviq ka deklaruar që biznesmeni kontraverz Veselin Baroviq nuk është më pronar shumicë i Kripores, nëpëtmjet Eurofond-it.
Përfaqësuesi ligjor i Baroviqit ja ka dorëzuar gazetës ”Dan” certifikatën nga Regjistri qendror i subjekteve ekonomike të Administratës tatimore nga ku mund të shihet që Baroviq nuk është më në Eurofond. “Në përputhje me këtë nuk është as në Kripore, që do të thotë që nuk i ka borxh paga askujt, sepse nuk ka më lidhje ligjore dhe ekonomike me atë ndërmarrje”, tha Piperoviq.
Sipas kësaj certifikate nga 27 qershori i vitit të kaluar, kryetari i Bordit të drejtorëve në Kripore është Bojsha Shotra, i cili për vite me radhë ishte shumë i afërt me Veselin Baroviqin.