Axhemoviq: KREDIA NGA FONDI SË SHPEJTI, PRESIM PËR ATLAS BANKËN

Valdet-Axhemoviq-UlqinSekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financa në komunë të Ulqinit Valdet Axhemoviq ka deklaruar që 564 mijë euro kredi nga Fondi investues-zhvillimor së shpejti do të jenë në dispozicion të administratës lokale. “Kjo kredi është çështje e kryer dhe pres që së shpejti do të disponojmë me mjetet e planifikuara të cilat do të caktohen për investime në infrastrukturë, gjegjësisht në shlyerjen e detyrimeve ndaj kreditorëve të cilët tashmë i kanë përfunduar punët e veta dhe presin që t’iu paguhet puna”, tha ai për “Dan”.

Duke folur për kredinë prej 1,2 milion euro për të cilin është marrë oferta prej Atlas bankës, dhe e cila do të përdorej për shlyerjen e pagave të prapambetura të punësuarve në komunë dhe ndërmarrje publike, Axhemoviq tha që akoma nuk ka përfunduar procesi i sigurimit të garancisë kreditore. “Kur kjo të përfundojë, Kuvendi prapë do të duhet të jap miratimin për hipotekë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin