Drejtoresha e Ndërmarrjes publike “Parqet nacionale të Malit të Zi” Azra Vukoviq ka deklaruar se Drejtoria për mbrojtjen e të mirave kulturore ka pranuar iniciativën e tyre që të mbrohen kalimeret në Port Milenë.
Ajo në intervistë për “Dan” tha se po ashtu do të mbrohet edhe ndërtesa e vjetër administrative e Kripores.
Sipas fjalëve të saja, Parqet nacionale të gjithë kapacitetet e veta i kanë drejtuar në mbrojtjen fizike dhe profesionale të hapësirës së Kripores.