Habib Lesevic është themelues i KNTXT, një firmë me qendër në Londër e cila fokusohet në zhvillimin integral të individëve, organizatave dhe komuniteteve përmes të mësuarit, trajnimit dhe projekteve sipërmarrëse. Interesimi i tij përqëndrohet në zhvillimin e potencialit njerëzor, si dhe përdorimin e praktikave inovative për ndërmarrjen e projekteve ekologjike, kulturore, dhe ekonomikisht të qëndrueshme.
Z. Lesevic ka qenë i përfshirë në disa projekte kulturore në të gjithë Evropën, më kryesoret: Enery Streetfight (www.energy-streetfight.com) dhe Entrepreneurs’ Ship (www.entrepreneursship.org). Ai është prezentuesi kryesor dhe gjatë viteve të fundit është paraqitur në TEDx, Digital Shoreditch dhe Festivalin Lebenskunst Über.
Anëtar i Shoqatës Amerikane për Kibernetikë, Habib aktualisht ligjëron mbi Sipërmarrjen, Qëndrueshmërinë dhe Teorinë e Sistemeve pranë Cass Business School dhe ESCP Europe në Londër. Puna e tij akademike ka kontribuar në zhvillimin e shkollës së Ndërmarrësisë Integrale – një qasje e vetëdijshme dhe holistike ndaj biznesit.
Si vendas i Malit të Zi, Habib i bashkohet Konferencës së Kulturës të Gjelbër me entuziazëm të madh për të promovuar një kulturë inovative ndërmarrëse në Mal të Zi me theks të veçantë në zhvillimin e kapitalit natyror dhe kulturor të vendit në një mënyrë të qëndrueshme dhe ekonomikisht produktive.
Habib jeton dhe punon midis Londrës dhe Berlinit.