Deklaratë për shtyp të këshilltarit të LQ URA Besart Hoxhës
Të nderuar bashkëqytetar të qytetit më të bukur në Europë!
Të dhënat buxhetore tregojnë qartë se viti 2023 ishte një shembull i menaxhimit të përgjegjshëm dhe zhvillimor, ndërsa vitet 2025 dhe 2026 janë vite të cilat vetëm zgjojnë pyetje se mos ndoshta po keqmenaxhohet apo keqpërdoren paratë e qytetarëve.
Në vitin 2023, buxheti kapital arrinte në 9,055 milionë euro, ndërsa shpenzimet rrjedhëse ishin 5,5 milionë euro. Fokusi ka qenë te investimet dhe zhvillimi, që është drejtimi i vetëm i duhur për një komunë.
Fatkeqsisht, në vitet 2025 dhe 2026 po dëshmojmë një rritje drastike të shpenzimeve rrjedhëse, nga 7,36 milionë euro në vitin 2025 në plot 9,82 milionë euro në vitin 2026, ndërkohë që buxheti kapital bie në rreth 6,9 milionë euro. Më pak investime dhe më shumë shpenzim është një kurs i gabuar dhe i rrezikshëm për të ardhmen tonë.
Veçanërisht shqetësuese është shpërthimi i kostove për paga dhe kontrata për shërbime. Pagat bruto rriten nga 2,3 milionë euro (2023) në 4,1 milionë euro (2026), ndërsa shpenzimet për kontrata për shërbime rriten nga 127.500 euro në vitin 2023 në plot 289.500 euro në vitin 2026. Kjo nuk tregon reforma, por punësim të tepruar dhe jotransparent.
Kulmi i absurditetit arrin kur kostot për materiale administrative nga 45.000 euro në vitin 2025 rritet në 103.000 euro në vitin 2026, më shumë se dyfish, pa asnjë shpjegim racional.
Me keqardhje sipas mendimit tim e ardhmja e qytetit më të bukur në Europë është në rrezik serioz ku investimet kapitale gjithnjë zvogëlohen dhe shpenzimet rrjedhëse gjithnjë po shtohen.










One Response
Ec mar klysh edhe ti, junkeni dit dicka. Keni qen njisej, askergja t’hajrit skeni ba, e keni pru Ulqinin prej venit ma t’bukur n bot deri n’venin ma t’varfen n Mal t’zi. Ju edhe ata para juve, bashk me ata mas juve. Tan jena askergja e askerkusha, vec fotelasha, si aj qeni si ju prin.