B.L.Katërkollë: SALAJ ËSHTË ISH KRYETAR

Katerkolle, Vladimir, Ana e MalitDeklarata e publikuar sot nëpër portalet e ndryshme të ish kryetarit të B.L Katërkolle është e pa vertet , edhe në kundërshtim me profesionin e ti – të “juristit”.

Ish kryetari Salaj pa kurrfar lloj turpi në opinion të gjër plason deklarata të pa vërteta dhe në kundërshtim me profesionin e ti të “juristit” për vet faktin se z. Salaj është shkarkuar në përputhshmëri të plot me nenin 39 alineja 1 e vendimit mbi Bashkësit Lokale “fl. Zyrtare e MZ  – dispozitat e komunes nr. 38/2011” date 16.12.2011 , citat neni 39 alineja 1 “propozimin për shkarkim të kryetarit dhe nënkryetarit të Këshillit të BL mund ta inicoj 1/3 e nr të përgjithshëm të këshillit”,nga 7 antarët e Këshillit iniciativen për shkarkim e kanë marr 4 antarët ( shumë më shumë se 1/3 ), kundër 2 kurse apstenim 1- pra propozimi për shkarkim është bër në përputhshmeri të plot ligjore.

Arsyet e shkarkimit dhe vetshkarkimi të kryetarit janë bër poashtu në perputhshmëri të plot me nenin 39 alineja 3 dhe 4 , citat alineja 3 “propozimin për shkarkim duhet të perbej arsyet per te cilat parashikohet shkarkimi”, citat alineja 4 “ mbi shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të këshillit vendos këshilli me shumic votash”. Arsyet e shkarkimit janë në përputhshmëri me nenin 40 te vendimit te B.L , citat alineja 1 “këshilli mund të shkarkoj kryetarin dhe nënkryetarin e këshillit në raste se nuk I kryen punët e veta me pajtim me këtë vendim , rregulloren e punës dhe vendimeve të këshillit , ose nese i shkakton dëme materilal B.L “.

Ish kryetari i B.L Katërkoll z. Salaj gjat ushtrimit të funksionit të tij ka treguar pa aftësi profesionale për postin e kryetarit sepse nuk ka dhënë propozim as që ka marr iniciativ per prurje te rregullores të punës dhe për punët e veta ne B.L nuk ka pru vendime edhe pse ka qenë I detyruar gjithashtu për punën e vet para këshillit asnjiher nuk ka dhën llogari pune, cka ligjerish ka qenë i obliguar.

Arsyet e shkarkimit në detaje gjendën ne iniciativen me shkrim për shkarkimin e tij  dhe në proçesverbalin e këshillit të datës 24.02.2016.

Në fund ne antarët e këshillit B.L theksojm se procedurat e shkarkimit të ish kryetarit  Salaj janë në perputhshmeri të plot ligjore dhe janë dorzuar  sekretariatit për administrat si organ kompetent i komunës ne procedur te metutjeshme , ndërsa kryetari i ri i B.L Katërkollë nga data 25.02.2016 është z. Safet Taipi.

Ish kryetarit të B.L z Salaj i bëjm apel publik që në mënyr të moderuar dhe me kultur prej qytetarit të dorzoj çelsat e zyrës dhe të bëjë dorzimin e vulës dhe të gjithë materialin administariv te B.L.ne te kundërtëtn mban përgjegjësi morale para qytetarve dhe penale para ligjit sepse vet B.L dhe prona e saj nuk jan private por janë shoqerore në interes dhe në shfrytëzim të shoqëris.

Me rrespekt ndaj lexuesve dhe opinionit të gjërë Këshilli i B.L Katërkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…