B.Sella: MË SHUMË MJETE PËR PERSONAT NË NEVOJË, SPORT, OJQ, BASHKËSITË LOKALE…

Beqir SellaBuxheti është njëri ndër dokumentet më të rëndësishëm që nxjerr Komuna dhe i cili përcakton jo vetëm politikën ekonomike, por të gjithë veprimtarinë e saj gjatë një viti. Për këtë arsye, niveli i realizimit të tij është përcaktues për funksionimin normal të organeve dhe institucioneve komunale, por edhe të gjithë qytetit.

Buxheti i vitit 2021 sipas dokumentacionit që na është dorëzuar është planifikuar në vleren prej 14,814,000 euro,vlerë kjo e cila ndahet në dy shuma. Shuma e parë prej rreth 7,8 mil euro e planifikuar për funksionimin normal të administratës publike, transfera e institucioneve publike (ndërrmarrjeve), mirëmbajtjen e pastërtisë, rrugëve, si dhe shlyerjen e borxheve nga viti paraprak.

Duke bërë një analizë së planifikimit për mënyren e shpenzimeve të këtyre mjeteve buxhetore, Partia Demokratike, mendon që ka hapsira të mëdha ku shprehet nevoja e bërjes së ndryshimeve.

Së pari, pasojat e shkaktuara nga pandemija COVID-19 ka rritur numrin e përsonave për nevoja sociale. Kishte qenë e udhës që ndihma për përsonat në nevojë të dedikuar për njerzit që kanë humbur vendet e punës në sektorin privat të ju sigurohet një pagë minimale për familjet e tyre ne një periudhë 6 mujore.

Së dyti, është e nevojshme rigjallërimi i klubeve sportive, me theks të veçantë për klubin fudbollistik Olimpik Otrant. Pasi që ky klub futbollistik është prone e Komunës mendojmë që ka qenë e nevojshme të parashihen mjete monetare si pike buxhetore, e veçantë për këtë klub në vleren deri në 100 000 euro. Mjete financiare këto të nevojshme për rikthimin në ligen e dytë të Malit të Zi.

Së treti, sipas informatave që kemi është viti i tretë që po planifikohen mjete financiare për OJQ-të, por nuk po ndodhë shpërndarja e këtyre mjeteve. Atëherë, pse po planifikohen dhe se ku është dedikimi i fundit i këtyre mjeteve financiare?

Së katërti, shumë Ndërrmarrje publike sot janë në prag falimentimi, mjetet prej 100.000 euro janë të pamjaftueshme për ndërrmarrjen e gjuetisë, si dhe mjetet prej 80 000 euro janë të pamjaftueshme për funksionim të Radio-Televizionit të Ulqinit dhe mundësinë e saj për të zgjeruar veprimtarinë e saj në televizion. Gjithashtu Ndërrmarrja Sirena ka nevojë për mjete më të shumta financiare.

Së pesti, Bashkësitë Lokale janë lënë në mëshirë të fatit,ato disa edhe prej tyre nuk kanë kushte elementare për punë,duke u nisur nga paisjet administrative dhe nevojat për të investuar në ato zona, ku Bashkësia Lokale Brajshë nuk e ka as objektin e vet dhe ju kisha sygjeruar apo propozuar që në shumen 10 000 euro ti parashihni për ndertimin e objektit së Bashkësisë Lokale.Kishte qenë e udhës që mjetet për Bashkësitë Lokale të dyfishohen.

Shuma e dytë e planifikuar për investime kapitale është 7 mln euro. Kur e sheh si shumë të bënë të lumtur. Por, duke krahasuar vitet e kaluara, len të kuptojë që kjo shumë e planifikuar për rregullimin e infrastrukturës lokale nuk do të realizohet mbi 10 %. Kjo, jo se e them unë, por e dëshmojnë dokumentet e buxheteve nga vitet e kaluara. Unë dua të theksoj që nga 7 mil euro të planifikuara për investime kapitale në zonen e Anës së Malit janë planifikuar vetëm 45 000 euro. Nga e cila, sanimi i rrugës Çotaj, Sellaj, Çaushaj 15 000 euro, sanimi i rrugës nga Kllezna poshtë në Kllezen Nalt 20 000 euro, dhe kalldramimi në Shas 10 000  euro. Unë jam i sigurtë që asnjë nga këto investime nuk do të përfundojnë, është viti i tretë me rradhë që po planifikohen, është nënvlersim që një pjesë e administratës po i bën kësaj zone.

Qytetarë të nderuar nga zona e Anës së Malit, mund të shihni dhe vet se nga buxheti i vitit 2021 nuk mund të presim asnjë investim kapital në zonen tonë.

Në fund, jam skeptik edhe tek realizimi i nivelit më të lartë se 50% i të hyrave buxhetore, çka do të ndikojë edhe në rritjen e problematikës së funksionimit të administratës lokale si dhe fillimin e falimentimit të disa Ndërrmarrjeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet