B. SINA: Asambleja e Nju Jorkut nderon Dr. Simë Dobrecin me një Proklamatë

Në proklamatë thuhet se motivacioni për nderimin e tij është duke pa punën Dr. Sim Dobrecit për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë, dhe art, dhe në ruajtejn e identitetit kombëtar.,,,,,,,,Sime DobreciNEW YORK : Me rastin e takimit të 5-të me emigrantët nga Ulqini, që mbahet 2 gusht 2014 në Reç Ulqin, nderohet me këtë Proklamat nga Asambleja e Nju Jorkut, me sponsorizimin e asamblesitit shqiptar Mark Gjonaj – Doktor Simë Dobreci, nga fhsati Braticë i Ulqinit

Në proklamatë thuhet se motivacioni për nderimin e tij është duke pa punën Dr. Sim Dobrecit për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë, dhe art, dhe në ruajtejn e identitetit kombëtar.,,,,,,,,
“Si dhe duke parë punën e bërë prej tij dhe kontributin tk revista Buzuku e cila një muaj me parë festoj numrin jubile 40. Në këtë kontekst , theksohet në proklamatën e sposorizuar nga asamblesiti Gjonaj vlersimi është bërë duke parë se kjo revistë ishte dhe vazhdon të jetë frymzim dhe urë lidhese mes vendlindjes dhe diasporës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar si në Mal të Zi, po ashtu edhe në diasporë dhe veçanarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Dr Simë Dobrecit zë me punimet e tij shkencore një vend të veçantë dhe meriton mirnjohjën dhe falnderimin.

Proclamation

ndërsa
Simë Gjon Dobreci lindi (27.3.1934) në Braticë, Ulqin, Mali i Zi. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë e Ulqin (1953), gjimnazin klasik në Tivar (1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin (1964-1967). Shkoi në Spitalin e Prishtinës (1967), ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb (1970).

ndërsa
Me 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës themeluar më 1969. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit, Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordiner (1989), profesor ordiner (1994).

ndërsa
Për studentët e mjekësisë botoi tekstin Dermatologjia më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin Sëmundjet e Lëkurës më 1989. Më 1990/91, regjimi serb e përjashtoi prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpia private.

ndërsa
Sa i takon veprimtarisë shkencore, Dobreci kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës Dermatomikozat endemike në Kosovë e mbrojti më 1980 dhe u zgjodh doktor shkencash në mjekësi. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale (kryesisht në Acta dermatologica jugoslavica dhe në Praxis Medica).

ndërsa
Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botëror në Berlin më 1987, në Kongresin e Dermatologëve Europianë në Bari të Italisë më 1987 dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Atinë më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. I pensionuar, tash jeton në Braticë, Ulqin, ku redakton revistën kulturore Buzuku, si dhe nga pak ende merret me profesionin e vet.

ndërsa

Për rastin e takimit të 5-të me emigrantët nga Ulqini, që do të mbahet 2 gusht 2014 në Reç (shtëpia e gjyshit tim – vendorigjina ime),  në Bratica, Ulqin, nderohet me këtë Proklamat

 

ndërsa
Duke pa punën Dr. Sim Dobrecit për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë, dhe art, dhe në ruajtejn e identitetit kombëtar.,,,,,,,,

ndërsa
Duke pa se revista Buzuku muaj me parë festoj numrin jubile 40. Duke parë se kjo revistë ishte dhe vazhdon të jetë frymzim dhe urë lidhese mes vendlindjes dhe diasporës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar si në Mal të Zi, po ashtu edhe në diasporë dhe veçanarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr Simë Dobrecit meriton mirnjohjën dhe falnderimin

Assemblyman Mark Gjonaj New York State Assembly

County: Bronx

District: 80th

Party: Democratic Party

 

Kush është Dr. Simë Dobreci !

Simë Dobreci (lindur më 1934, në Braticë të Ulqinit), mjek i shquar dhe i nderuar në Tivar, Ulqin dhe në Prishtinë, doktor i shkencave të mjekësisë, profesor universiteti, autor tekstesh universitare dhe studimesh shkencore- profesionale, tani i pensionuar, sikur të kujton Gjon Buzukun, idealin dhe përpjekjet e tij. Ndoshta edhe rrënjët i kanë të përbashkëta Në këto anë, Doktor Sima është një majemali e lartë, e bardhë si bora e Rumisë. Trashëgoi dhe kultivoi, gjatë gjithë jetës, dashuri të veçantë për vendin dhe për kombin e vet. Emrin e ka Shqiptar, mbiemrin Njeri. Është shqiptar i mirëfilltë dhe altruist i madh, gjithnjë në shërbim të njerëzve, pa asnjë dallim. Është fisnik dhe zemërbardhë. Nuk e ndanë fjalën nga vepra.

Por, Doktor Simës i dhemb shpirti i tij prej atdhetari, i dhemb shpirti për fatin e trevave stërgjyshore, për gjakun dhe gjymtyrët e shprishura të bijve dhe bijave të Nënrumisë. Megjithatë, ashtu si Buzuku shekuj më parë, ai nuk pajtohet me këtë gjendje, me përshkrimin dhe me “vajtimin” e saj. Simë Dobreci është krenar për të parët e tij dhe ka shpresa për të ardhmen. Ka kohë që përpiqet të bëjë diçka me vlerë për brezat e kaluar, për brezin tonë dhe për brezat që do vijnë. Ndonëse me një peshë moshe mbi supe, Doktor Sima, pa ndjer lodhje dhe pa përfilluar asnjë pengesë, ashtu si rilindës i vërtetë, qëmtoi dhe qëmton me akribi dhe me përkushtim për admirim vlera, fakte, ngjarje, personalitete…, sidomos nga e kaluara e Anëssë Sipërme. I evidentoi ato me besnikëri e me korrektesë metodologjike dhe i publikoi në revistën “Buzuku”, në gjuhën e burimit të tyre. Kur lexon njeriu materialet e tilla të kësaj reviste, natyrshëm të duket sikur je duke biseduar me Gjon Buzukun, apo me tezën Tone! Të gjitha ato i shoqëroi dhe diokumentoi me të dhëna të nevojshme për burimet e tyre përkatëse. Doktor Sima, i mbështetur nga bashkëshortja e tij fisnike, zonja Lule, dhe me ndihmën e vullnetmirëve të tjerë, përpiqet me të gjitha forcat dhe me mundësitë që ka në dispozicion të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga pluhuri i harresës, të ringjallë atë që mund të ringjallet. Shumë nga përmbajtjet dhe ilustrimet e kësaj reviste të kujtojnë Krajën, sidomos Shestanin dhe shestanasit e hershëm, të shquar për vlera e vërtyte të larta njerëzore dhe kombëtare, pasardhësit e të cilëve, dheut dhe varreve të të parëve, fatkeqësisht, u lanë lamtumirën. O Zot, Shestani-pa shestanas! Kanë marrë botën në sy!

Koleksioni i 38 numrave të revistës “Buzuku”, të botuar deri sot, është një burim shumë i çmuar, jo vetëm për kujtesën atërore dhe kombëtare, por edhe për studuesit e gjuhës, historisë, etnografisë, folklorit etj., si të këtyre anëve, ashtu edhe në shkallë kombëtare. Koleksioni i revistës “Buzuku” është një “përmendore” e të parëve, por edhe një “arkivë” shumë e çmuar, njëkohësisht.

Doktor Sima është pjesëmarrës aktiv edhe në aktivitete të tjera shoqërore, shkencore dhe kulturore, që lidhen me Shestanin, Krajën, Anën e Malit, Ulqinin, Tivarin etj., me të tashmen dhe me të kaluarën e tyre. I vogël me trup, por i madh me shpirt dhe me vepër, Simë Dobreci, ky pinjoll dinjitoz i Gjon Buzukut dhe i të parëve të tij, është model për t’u ndjekur nga intelektualët dhe veprimtarët tjerë të këtyre trevave të Arbërisë etnike dhe më gjerë. Personaliteti dhe vepra e prof. dr. Simë Dobrecit të bëjnë të mendosh se këto treva, në të gjitha kohërat, kanë patur dhe do të kenë bijë dhe bija që e duan dhe punojnë për mëmetin, gjuhën, kulturën dhe Atdheun e vet. Ndonëse, shpesh eremitë, ata janë njerëz me dinjitet dhe me integritet shembullor, ashtu siç është edhe prof. dr. Simë Dobreci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…