Bahri Brisku: RECENSION PËR LIBRIN “RRËNJËT”

libri f5Lidhur me veprën e Dr.Gani Karamanagës “Rrënjët” të cilat e kanë pikënisjen prej Xhamisë së Plumbnë Shkodër dhe vijnë dhe zënë vend për të rë jetën në Kalan e Ulqinit.
Ky studim në të cilën përfshihet kronika e gërë e familjes Karamanaga është i ndarë në gjashtë kapituj të cilat lidhen në mënyrë harmonike më tërsinë e veprës prej 158 faqesh.
Kjo vepër dokumentare përfshin jo vetëm kronikën famljare të Karananagve të Ulqinit, por edhe shumë ngjarje me peshë të veçantë historike për këtë hapësirë kombëtare. Në materialin e ksaj vepre me peshë të veçantë historike, me mençuri evidentohen pasojat kombëtare të Kongresit të Berilinit (1878 ),kur rrakcionarët e shteteve të mëdha pa të drejt lejuan okupimin e shumë rajoneve kombëtare fqinjëve tonë.
Studiuesi Dr.Gani Karamanaga në këtë vepër me denjitet evidenton rrezistencën e ulqinakëve në krye me Mehmet Becin dhe M.Gjylin të cilët me 3000 luftarë i dolën përpara Dervish Pashës, i cili vinte që të shtypi kryengritjen shqiptare në qëllim që trojet tona ti dorzohen Malit të Zi.
Të dhënat historike lidhur me smurjen e Gripit Spanjol i cili përveç botës ka pasë përfshi edhe Ulqinin të cilët këte sëmurje të rëndë e quajtën “kolerë”.
Autori i kësaj vepre e cekën saraljin si ambilësirë të veçantë ulqinake e cila realishtë lështë unikate për këte qytet.
Fotografija e vjetër e Xhamisë së Ranës ka peshë historike për zhvillimin e kultit islamik në këtë qytetet.
Potencova këto të dhënë për të dëshmuar që autori më këtë kronikë të familjes Karamanaga na ka sjellur një mori të dhënash interesante për publikun.Në pjesën e dytë ,përveç etnogjenezës të familjes, shkruan që më 1921 Kalaja dispononte më 37 shtëpi dhe 150 banorë.
Këtu Ganiu ka paraqitur edhe një moment interesant e ndarjes të dekoratave detarëve ulqinak në 1916 në prezencën e oficierit austrijak shoqruar me një foto historike.Studjusi në kapitullin e pestë me një shkathtësi të pasur talentuese, hjedh dritë-në gjashtë brezat e familjes së njohur Karamanaga.
Studiusi Dr.Gani Karamanaga posedon talent dhe fuqi të bollshme krijuese.Rregullisht është present në medije me shkrimet profesionale .Ka marr pjesë aktive në qindra simpoziume dhe tryeza shkencore nga fusha e medicinës.Deri tani ka botuar pesë libra studimore. Është kryetar i Shoqatës të krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.Ky veprimtar i papritushëm si mjek specialist arriti që të krijojojnë emër të ndritun në profesionin e vet.
Për këto cilësi të larta profesionale dhe morale, tri herë është zgjedhur në krye të Shtëpisë së shëndetit. Menjëherë si emrohet drejtor, në Shtëpinë e shëndetit vendosi discipline dhe harmoni në punën kolektive.Fare mirë më kujtohet se në këtë institucion shëndetësorë vendosi dygjuhësinë , në të gjithë dyert e lokaleve vendosi tabelat e domosdoshme të shkrojtura në dy gjuhë.Ishte viti 1978 kur asnjë institucion tjetër në Ulqin nuk e zbatonjin përdorimin e dygjuhësisë, jo vetëm në Poshtë, Gjykatë, Polici ,por edhe në administratën e Komunës.
Gjatë udhëheqjes të Ganiut, në kuadrin e Shtëpisë së shëndetit u ndërtua reparti i Spitalit Gjinekologjik, i cili plotësoj një nevojë të domosdoshme për Ulqinin. Këte spital ky e plotësoj me kuadra profesionale, për të cilët kishte menduar më përpara duke i nisur në specializimin gjinekologjik.
“Rrënjët” që i përthakojnë metaforikisht ngjarje të dëshmuara me një mori dokumentash kurreshtare, e rreshtojnë autorin në grupin e personaliteteve të majeve të larëta të kësaj fushe studimore.
Ky krijues gjatë botimit të veprave , bën një punë të dyfisht dhe shumë të nevojshme ,veprat i boton në dy gjuhë (në shqip dhe në gjuhën malazeze).
Dr.Gani Karamanaga rregullisht me pushtetarët ka mbajtur marrëdhënje të grohta, por saherë që ka vrejtur që nga të tillët nuk përfillen të drejtat tona kombëtare, nuk ka heshtur, por me guxim ka arritur që ti bindi që qëndrimet e tyre janë të gabuara.
Ky është një vërtyt i veçant i Dr.Ganiut, i cili me të madhe ka kontribua që ndërtimi i Xhamisë së Ranës (Marinerëve), në Ranë të realizohet përkundra të shumë personave me ngarkesa antishqiptare.
Ulqini sot do të posedonte një mori veprash dokumentare dhe shumë të rëndësishme sikur të kishin patur vetëm nga një person studius si Dr.Ganin në shëndetësi edhe në ndërmarrjet tjera si në Hotelieri, Kripore, Komunë, Tregti. Nga këto ndërrmarje nuk kemi asnjë studim të mirëfillt siç kemi nga fusha e shëndetësisë nga Karamanaga.
Dr.Gani Karamanagës i dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në krijimet e veprave të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi