Bajraktari: APEL KOMUNËS TI NDIHMOJË KF OTRANT OLIMPIK

Omer Bajraktari, URANë redaksinë tonë mbërriti kumtesa e Këshillit lokal të Lëvizjes qytetare URA, e nënshkruar nga kryetari i tij Omer Bajraktari, të cilën e përcjellim integralisht.

Gjendja e përgjithshme në sport në komunë të Ulqinit është e mjerueshme dhe kjo na brengos të gjithë neve. Është e tepërt të flasim për rëndësinë e sportit për një komunitet dhe funksionin e tij në shoqëri. Ka shumë arsye të rëndësishme të cilat potencojnë zhvillimin e sportit në një komunitet, derisa negative nuk ka.

Mendojmë që Komuna urgjentisht duhet të ndihmojë KF “Otrant Olimpik” në mënyrë që mos të rrezikohet pjesëmarrja në ligë të dytë, të cilën e arritën lojtarët dhe administrata e klubit, si dhe e merituan plotësisht. Pa qëllim që të politizojmë këtë situatë, e kemi parë të nevojshme të reagojmë dhe ti dërgojmë apel qeverisjes në Ulqin që të ndihmojë klubin ku stërviten 200 fëmijë të moshave të ndryshme. Ta lëshojmë klubin në mëshirë të fatit për të dytën herë do të ishte nënçmim për të gjithë ne. Po ashtu, pjesëmarrja e KF Otrant Olimpik në ligë të dytë, me lojtarë kryesisht vendas, do të ndikonte në afirmim, mburrje lokale, ndjenjë të përfaqësisë, moral dhe vlera tjera me rëndësi të përgjithshme, me dëshirë që jo vetëm të mbahen por edhe të hapen perspektiva të reja të zhvillimit të futbollit dhe sportit të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…