Edhe dhjetë ditë zgjatë shqyrtimi publik për Draftin e Ligjit për Financimin e Vetëqeverisjes Vendore me të cilin komunave në Bregdet planifikohet ti merren 50 për qind të mjeteve nga kompensimi i shfrytëzimit të të mirave detare në territorin e saj.
Ky vendim ishte në fuqi nga 1 janari i vitit 2013.
“Qëllimi që komunave mos të ju jepet më gjysma e kompensimit, gjegjësisht që ai në tërësi ti takojë Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimin deklarativ të pushtetit për decentralizim dhe qëndrueshmërin e plotë të komuniteteve lokale. Ky vendim, nga të gjithë komunat në Bregdet, më së shumti do ta prekë Komunën e Ulqinit”, deklaroi kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari.
Ai theksoi se pas miratimit të Ligjit për Planifikim dhe Ndërtim kjo është edhe një goditje për vetëqeverisjet vendore.
“Me hapa të sigurte po shkojmë drejtë centralizimit të tërësishëm në vend që të jetë e kundërta”, shtoi Bajraktari.