Kryetari i Komunës, Omer Bajraktari, tha se një pjesë e madhe e punëve infrastrukturore që po zhvillohen me muaj në Ulqin do të përfundojnë deri në Ditën e Ulqinit, e cila këtë vit do të festohet më 6 prill.
Ai bëri të ditur se asfaltimi i rrugëve të gërmuara do të vijojë menjëherë pas stabilizimit të kushteve atmosferike.
Siç shtoi ai, gjatë kësaj pune do të vendosen gjithsej 94 kilometra tuba uji, si dhe disa kilometra tuba të kanalizimit.