Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari deklaroi se këtë javë do të qendroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku gjindetnë vizitë pune së bashku me nënkryetarin Sabri Salaj si pjesë e delegacionit të përbashkët me ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave më Qeverinë e Malit të Zi z. Fatmir Gjeka dhe sekretarin shtetëror Astrit Hoxha.
“Ditët në vijim do t’i shfrytëzoj për takime të shumta me figura të rëndësishme të jetës politike, afariste dhe shoqërore të komunitetit tonë të diasporës në SHBA.
Diaspora është pjesë e pandarë e Komunës së Ulqinit dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë. Kohëve të fundit jemi dëshmitar të intenzifikimit të aktivitetet të shoqatave dhe individëve nga diaspora. Shumë të rinj po përfshihen në punën e shoqatave të diasporës. Komuna e Ulqinit është e vendosur ta shfrytëzoj këtë duke ndërtuar marrëdhënie institucionale dhe kanale zyrtare të komunikit. Diaspora e Ulqinit duhet të marr pjesë në nivel ditor në hartimin e politika zhvillimore të Ulqinit. Për këtë do të luftojmë në periudhën e ardhshme”, shtoi Bajraktari.
–
One Response
Pjese e pandar gjithsesi, edhe komuna ra cop pas diaspores. Juve vec ju duhet diaspora me pas ku me ardh me shetrit, me i majt me premtime boshe edhe me mledh denji dinar. Tan ket ekskurzje, nji batalon njerz, kush e pagen? Me siguri ja ju prej xhepit juj. Ca keni ba per diasporen? Kergja pa ju tham un se e kam pa edhe vet se si sillen puntort e komunes e t supit kur i duhen diaspores me kry pasaportat, lejet e shpijave, me pagu tatimet e gjana tjera. Tan ata puntor si e marrin rrogen kat aty, pse nuk e bani nji zyre per diaspor, me punu prej majit deri n tetor. Me qen zyre si funksionen e ja me shku per dokumenta mi marr n Bongjorno ose n Ponte. Marre isht edhe gjyna si njerzve ca jan n diaspor me i kalu pushimi ty u sjell mas dokumentave. Me qen nji zyre per tan nevojat lidhun me leje, tatime, pasaporta, dokumenta personale. Me qen me “rezervime” edhe e din gjithkush kur shken me i kry punt e veta e ja me u sjell pa lidhje. Bani dicka me ata pozita, mas menoni vetem ke paret