Bartësi i listës së koalicionit URA, PD, ASH, PSD dhe SD në zgjedhjet lokale, Omer Bajraktari, deklaroi se Ulqini ka nevojë për një fillim të ri pas 30 viteve dhe ka nevojë për një stabilitet politik i cili është i nevojshëm për të nisur rrugën e zhvillimit.
“Ne zgjodhëm rrugën e pajtimit për t’i thënë lamtumirë inateve politike si parakusht i një të ardhmeje më të mirë, zgjodhëm që mos të jemi konkurrent por vetëm aleat në këtë fillim të ri për qytet. Bashkuam parti nacionale dhe parti qytetare duke nisur një mesazh të fuqishëm uniteti”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, Ulqin duhet të shfrytëzojë valën pozitive që vjen nga Qeveria e Malit të Zi.
“Gjërat pozitive si Valdanosi dhe Kryporja ti vazhdojmë në infrastrukturë dhe investime në turizëm. E këtë mundemi vetëm nëse bashkohemi për të punuar së bashku”, shtoi Bajraktari.