Bajraktari i përgjigjet PDS-së: NË VALDANOS U PËRMIRËSUA PADREJTËSIA HISTORIKE, PDS DO TË PËSOJË DEBAKËL NË ULQIN

Deklaratë për media e kryetarit të Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA në Ulqin, Omer Bajraktarit.

Pas “brengosjes” 30-vjeçare të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) për Ulqinin, e cila u manifestua me gjenocidin ekonomik ndaj komunës më të pasur në Mal të Zi, tani nga PDS-ja opozitar kemi brengosjen për gjirin e Valdanosit, si dhe për procesin e kthimit të pronës.

Edhe një herë përsërisim që procesi i kthimit të ullishtës në Valdanos është gjë historike për qytetarët e Ulqinit, pas 43 vjetësh beteje për pronën e rrëmbyer. Kjo padrejtësi historike nuk do të përmirësohej pa ndryshimin e pushtetit dhe asnjëherë nuk do të ndodhte pa kontributin e URA-së dhe të nënkryetarit të Qeverisë, Dritan Abazoviqit.

Për PDS-në e painformuar, si dhe për investitorët e korruptuar siç ishin ato nga Cubus Lux-i, porosisim që prona në Valdanos u mori nga 204 familja dhe tre bashkësi fetare, e jo vetëm nga njëra siç dëshirohet të manipulohet.

Po ashtu theksojmë që numri i familjeve të cilave do tu kthehet prona në Valdanos tani është rreth 700.

Kemi parë në të kaluarën se si PDS-ja kujdeset për interesat e qytetarëve të Ulqinit. Kemi parë edhe fabrikat e salmonit, Galebin e shembur, Kriporen e shpupurishur, Jadranin vetëm në fotografi. Tani shohim edhe çfarë bënë PDS-ja me Komunën e Ulqinit ku ushtron pushtetin pesë vjetët e fundit. Kemi pushtetin më të keq në histori i cili e shndërroi Komunën tonë në makinë për vendime dhe veprime të paligjshme, ku funksionarët më shumë e kalojnë kohën në prokurori se sa në vend të punës.

Prandaj do të pësoni fiasko totale në zgjedhjet e ardhshme lokale sepse qytetarët e Ulqinit shumë mirë shohin, dinë dhe ndjejnë kush punon në interesin e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin