Bajraktari: INDEKSI I ULTË I ZHVILLIMIT ËSHTË REALITET DHE PARALAJMËRIM

Omer BajraktariKryetari i Këshillit komunal të URA-së në Ulqin Omer Bajraktari ka deklaruar se indeksi i zhvillimit të Ulqinit është „vetëm vulë e dhimbshme e realitetit të zhvillimit, gjegjësisht gjendjes së vështirë ekonomike të komunës së Ulqinit“.

„Arsyet për këtë gjendje janë të njohura: buxheti kapital i shtetit rregullisht anashkalon Ulqinin, procesi i privatizimit ka shkatërruar ekonominë, investimet në zhvillim shoqëror (arsim, kulturë, shëndetësi, sport) praktikisht nuk ekzistojnë. Prandaj, askënd nuk duhet ta habisë kjo e dhënë, por më në fund duhet të ndezë tek qytetarët dritën e paralajmërimit të thellë. Paralajmërimit që nuk guxon dhe nuk mundet më tej në këtë mënyrë. Edhe pa këtë të dhënë jemi dëshmitarë që kemi aeroplanët plotë me Ulqinakë të ri të cilët shkojnë dhe kërkojnë fatin në vendet perëndimore, ndërsa kompetentët rregullisht dhe sipas zakonit heshtin“, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, problemet në Ulqin kanë dimension politik, e , ndoshta, edhe atë të gjeneratave. „Politik, sepse politikanët tanë të përhershëm mendojnë që çdoherë kanë të drejtë edhe pse nuk kanë zgjidh asnjë problem që mundon komunën e Ulqinit, ndërsa problemet janë kryesisht të njëjta, me afat të njëjtë kohëzgjatje, si dhe politikanët që përbëjnë pushtetin lokal dhe shtetëror. Prandaj edhe thash që problemet e Ulqinit kanë dimension gjenerate, sepse përfundimisht, një gjeneratë e politikanëve të përhershëm është bërë pjesë e problemit të qytetit tonë, e kjo pjesë e problemit nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Për këtë ato janë kujdesur vetë, e me siguri edhe kanë përfituar“, vlerësoi Bajraktari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo