Bajraktari: KUVENDI DUHET TË SHQYRTOJË KËRKESAT E QYTETARËVE

Omer Bajraktari 2Kryetari i Këshillit Komunal të URA-së dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari tha se Kuvendi nuk duhet t’ia lejojë vetes që mos ta shqyrtojë iniciativën e nënshkruar nga më shumë se 700 qytetarë për moratoriumin e ndërtimit në Pyllin e Pishave.

„Çdo shtyrje e vendosjes në rend të ditës së mbledhjes, pavarësisht a është e rregullt apo e jashtëzakonshme, vetëm tregon se pushteti lokal nuk punon në interes të qytetarëve dhe nuk është i gatshëm të dëgjojë argumentimin e tyre. Ne e përkrahim këtë iniciativë dhe mendojmë se është legjitime. Këshilltarët në fund le ta japin gjykimin e vet për këtë çështje“, tha ai në deklaratë për „Dan“.

Siç shtohet, qëndrimi i URA-së është që Parlamenti lokal, si përfundim të miratojë kërkesën drejtuar Qeverisë që ajo të tërheq vendimin për hartimin e Planit Detaj Urbanistik „Hotelet dhe vilat e kategorisë së lartë“ i cili përfshinë Pyllin e Pishave.

„Kemi aq shumë lokalitete ku nevojitet PDU-ja, duke filluar nga Plazhi i Madh, Mavriani, Krruçi, Shtoji, Gjeranat, Mali i Bardh…“, tha Bajraktari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË
Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË

Kryeministri i Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq tha se Ulqini më në fund do të ketë hotele me pesë yje. Siç deklaroi ai, “Sunny Palace” do të ndërtojë një hotel luksoz në vendin e ish “Galebit”, në të cilin

OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN
OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN

Edhe në mes te gushtit Ulqini shënon një vizitë të shkëlqyer, bëjnë të ditur nga Organizata Turistike. Siç theksohet, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë 40.715 mysafirë, prej të cilëve rreth 80 për qind janë

Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA
Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA

Aktiviteti “Ditët e bamjes”, tradicionalisht për të pestën vit me radhë do të mbahet sonte, në sheshin Servantes në “Palata Venezia” në Kala, me fillim nga ora 20:00. Turistëve dhe të gjithë vizitorëve

Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE
Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE

  Nga Forca e re demokratike është kumtua që sot Asllan Llunji është emëruar Koordinator për Ulqin e Tivar në Ndërmarrjen të Mirat Detare. Asllani lindi në Tivar me 12.02.1992. Shkollën fillore e

Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT
Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT

Ajo që është pritur prej shtatë vitesh, ndërtimi i çerdhes së re në Fushën e Ulqinit, është në prag të realizimit. Për këtë projekt kredia është miratuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës,