Bajraktari: LIGJI I RI PËR PLANIFIKIM MË I KEQ EDHE NGA TË MIRAT DETARE

Omer Bajraktari URA“Propozimi i Ligjit për ndërtim dhe planifikim, sa i përket komunës së Ulqinit, paraqet aktin më të keq të mundshëm juridik nga kjo fushë. Këtë e them për arsye se ky ligj në tërësi centralizon planifikimin hapësinor, gjegjësisht Komuna e Ulqinit do të humb funksionin e vet më të rëndësishëm – kompetencën ndaj menaxhimit të hapësirës”, deklaroi kryetari i KK LQ URA Omer Bajraktari.

Ai tha se me miratimin e këtij ligj Sekretariati për urbanizëm praktikisht ndalet së ekzistuara gjë që nuk ishte rast as në kohën e komunizmit.

“Aq janë degraduese dispozitat e këtij Ligj sa që edhe për vendosjen e një objekti të përkohshëm do të pyetet Podgorica, e mos të flasim për kompetencat nga kjo fushë. Për ne Ulqinakët që kemi eksperiencë shumë të keqe me centralizim sa i përket të Mirave detare, ky ligj shkon edhe 10 hapa pas. Për tërë hapësirën e Ulqinit, nga Kalaja deri në Sukubinë do të pyetet, në mënyrë eksplicite, Podgorica ose Budva, gjersa qytetarët e Ulqinit do të jenë vetëm shikues në shtëpi të vet”, tha Barjaktari duke theksuar se “është trishtuese që Komuna e Ulqinit, gjegjësisht pushteti lokal, nuk e ka shprehur në mënyrë të hapur qëndrimin për këtë Ligj”.

“Por, kjo flet për to dhe marrëdhënien e tyre ndaj Ligjit më të rëndësishëm për komunën tonë. Kjo nuk duhet të na habis sepse ky Ligj është pikërisht Ligji i tyre, si pjesëmarrës aktiv të pushtetit shtetëror. Edhe ndoshta jo më pak e rëndësishme: në këtë mënyrë PHU i Ulqinit, i festuar në mënyrë pompoze si arritje e madhe e këtij pushtet, thjesht do të hidhet poshtë”, përfundoi kryetari i URA-së së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…