Bajraktari: MË SHUMË PËR SIPËRMARRJE, BUJQËSI, SOCIALE…

Mero BajraktariKomuna e Ulqinit, me borxhin prej gjashtë million euro, është njëra nga komunat me borxhin më të madh në vend, çka tregon që klasa aktuale qeverisëse në qytet ka udhëhequr dobët dhe pa plan i ka shpenzuar paratë e përbashkëta, mendojnë në Malin e Zi Pozitiv.

Nënkryetari i Këshillit komunal të MZ Pozitiv, Omer Bajraktari ka deklaruar për agjencinë MINA biznes që qytetarët e Ulqinit kanë borxh më shumë se një buxhet vjetor. “Duhet të ndalojmë urgjentisht me praktikën e huamarrjes për nevojat e shpenzimeve rrjedhëse, sepse ky huazim nuk gjeneron zhvillimin e qytetit në planin afatgjatë”, tha Bajraktari në kumtesë.

MZ Pozitiv, siç shpjegoj ai, do të propozoj të shikohen llojet tjera të huamarrjes siç është emetimi i bonove komunale. “Përparësia e bonove komunale në krahasim të huamarrjes kreditore është kamata më e ulët, lehtësirat tatimore dhe rritja e përgjegjësisë të përfaqësuesve të pushtetit për shkak të transparencës së theksuar të të gjithë procesit. Në këtë mënyrë më lehtë do bëheshin projektet infrastrukturore për të cilët komuna realisht nuk ka para”, precizoi Bajraktari.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…