Bajraktari në Prishtinë: PRESIM NJË SEZON REKORD

Rreth 60 mijë turistë nga Kosova e kanë vizituar Ulqinin gjatë vitit të kaluar, kështu u tha në konferencën e mbajtur në kuadër të panairit të turizmit, nga Organizata Turistike e Ulqinit (OTU).

Drejtori i kësaj organizate, Qazim Hoxhiq, prezantoi ofertën e turizmit të Ulqinit derisa njoftoi edhe për festivalet që priten të mbahen këtë vit.

Ai tha se me 30 qershor, Ramë Lahaj do te performojë në Kalanë e Ulqinit.

“Turizmi është jetik për Ulqinin, është një industri që krijon vende të shumta të punës. E promovon trashëgiminë e Ulqinit dhe mjedisin. Ulqinin e vizitojnë shumë turistë, më të afërt janë pushuesit nga Kosova me të cilët ndajmë gjuhën, etninë. Vitin e kaluar, kanë qenë 58 mijë turistë nga Kosova dhe që kanë realizuar rreth 300 mijë fjetje”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari, theksoi rëndësinë e lidhjes mes shqiptarëve nga të dy vendet.

Veç tjerash, ai tha se pret një sezon rekord, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Zhvillimi i Ulqinit nuk ka më alternativë. Deri në vitin 2020, këso investimi nuk kemi parë. Ulqini pret një sezon rekord. Është më i përgatitur se kurrë”, tha ai.

Sekretari i shtetit në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Armend Milla, u shpreh i bindur që turistët e Kosovës do të vazhdojnë të vizitojnë Ulqinin, përkundër liberalizimit të vizave.

“Shteti i Malit të Zi në rastet më të vështira për Kosovën ka qenë aty. Nuk ka çka e ndërron marrëdhënien e Malit të Zi me Kosovën. Kam një porosi edhe për bashkatdhetarët që vijnë e presin, mos të nervozohen, mos të humbin kurajë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi