Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, tha se për dhjetë ditë do të përfundojë Projektvendimi për formimin e kompanisë që do të menaxhojë Kriporën.
“Pas kësaj shkon për miratim në parlamentin vendor dhe më pas krijohen të gjitha kushtet që kjo ndërmarrje të fillojë të kryejë detyrat për të cilat është themeluar”, tha ai për “Vijesti”, duke shtuar se themeluesit e kompanisë janë Qeveria e Malit të Zi dhe Komuna.
Siç theksoi ai, në këtë mënyrë Kriporja po hyn në një fazë të re zhvillimore.
Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (QZIP) e vlerësoi këtë aktivitet si shumë të mirë.
“Presim edhe një plan për menaxhimin e Kriporës, në të cilin një nga fokuset do të jetë mbrojtja e të gjithë zonës, pasi në këtë rast, mbrojtja e zonës dhe prodhimi i kripës shkojnë paralelisht. dhe ky do të ishte një lajm i mirë”, tha drejtoresha e CZIP, Ksenija Medenica.