Nënkryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Omer Bajraktari ka vlerësuar që parking hapësira e pretenduar në Ranë “paraqet simbolin e një historie të pasuksesshme politike e cila ka premtuar shumë”. “Koha e fillimit të këtij investimi, si dhe prioriteti të cilin ky projekt e ka marrë, tregon që disa vendime janë sjellë pa sens për kohë dhe hapësirë”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, skenari sipas të cilit kjo parking hapësirë do të shitej e pastaj të kryhet ridedikimi në diçka tjetër është asgjë tjetër veçse skenar klasik për realizimin e përfitimit spekulativ, karakteristik për vende në tranzicion. “Kësi lloj skenari, ne nga MZ Pozitiv, nuk do ta përkrahim në kurrfarë rrethanash”, shtoi Bajraktari.