Menaxheri i Komunës së Ulqinit dhe koordinatori i përpilimit të Planit strategjik të zhvillimit të komunës për periudhën prej 2016 deri në 2020, Omer Bajraktari, ka deklaruar që Ministria e ekonomisë ka dhënë pëlqimin në Propozimin e këtij dokumenti.
„Tani mbetet që këtë dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm të ja dërgojmë Kuvendit komunal të Ulqinit i cili mund ta miratojë në seancën e parë të ardhshme“, shtoi ai.
Sipas fjalëve të tija, ky dokument është real dhe i realizueshëm dhe i përgjigjet sfidave të shumta me të cilat ballafaqohet komuna e Ulqinit.
Bajraktari shtoi se për herë të parë Komuna e Ulqinit vet po e hap e pavarur rrugën e vet zhvillimore, që do të thotë se po merr përgjegjësinë për zhvillim të përgjithshëm të qytetit.