Bajraktari: QEVERIA INJORON KËRKESAT E QYTETARËVE TË ULQINIT

valdanos-avgust-2014-javna-raspravNë redaksinë tone mbërriti deklarata për opinion e kryetarit të Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Omer Bajraktarit.

Me të vërtet është e pabesueshme marrëdhënia të cilën e tregon Ministria e rregullimit hapësinor dhe turizmit ndaj planifikimit hapësinor, gjegjësisht ndaj Planit hapësinor-urbanistik të Komunës së Ulqinit dhe kërkesave të qytetarëve tanë.

Sepse, i tërë procesi po zhvillohet nën rrethana të dyshimta dhe larg asaj që plotëson çfarë do lloj kriteri të transparencës. Kësaj gjëje pushteti aktual i jep përkrahje të plotë.

Vetëm një shembull do të përmend, e ka të bëjë me Valdanosin. Para dy vitesh u mbajt shqyrtimi publik në sallën e Komunës së Ulqinit para numrit të madh të qytetarëve në të cilën u prezantua zgjidhja për Valdanos, me të cilën u parapa ndërtimi vetëm në Mendër.

Mbas kësaj Kuvendi komunal i Ulqinit një zëri ka miratuar përfundimin me të cilin nga përpunuesi i planit dhe Ministria u kërkua që në tërë gjirin të mos planifikohet asnjë lloj ndërtimi. E tani, me propozimin  e planit, na servohet zgjidhja e cila është dhjetë herë më e dëmshme se ajo çfarë na u prezantua në shqyrtimin publik edhe pse ne kërkuam diçka fare tjetër.

Dhe, çka është akoma më keq, Komuna 90% pajtohet me këtë gjë!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa