Kumtesë për opinion të kryetarit të KK të LQ URA Omer Bajraktari.
Rikontruksioni i rrugës “Mujo Ulqinaku” është viktima e parë e madhe që ra pre e interesave partiake, injorancës dhe qëllimeve të këqija.
E gjithë procedura u krye deri në fund me mjete të siguruara dhe një kontraktor. Sot, për fat të keq, nuk ka asgjë nga ky investim kapital dhe as nga 700 mijë euro që do të shkojnë për shpenzime jo qëllimore (partiake). Duket se pushteti aktual vazhdon në të njëjtin ritëm si 20 vitet e kaluara kur shkatërroi gjithçka që prekte.
Nuk ka qytetar të Ulqinit dhe mysafir që të paktën një herë në ditë nuk kalon nga ajo rrugë dhe nuk ka njeri që nuk ëndërron për një trotuar adekuat. Prandaj vendosëm të rikonstruktojmë këtë rrugë, e cila duhej të fitonte një trotuar normal, trajtim të ri të ujërave atmosferike, një linjë të re ujësjellsi, gjelbërim të ri dhe së fundi, një asfalt të ri.
Me vullnetin e këtij pushteti dhe kryetarit të Komunës Genci Nimanbegu, ky projekt do të mbetet pezull. Dhe arsyeja kryesore e ngecjes së Ulqinit është pikërisht mungesa e investimeve në infrastrukturën komunale.