Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari tha se në një kohë rekorde u aprovuan dy vendime kyçe siç janë reforma e administratës dhe rebalanci i buxhetit për vitin 2022.
“Pas 20 vitëve administrata lokale do të ketë organizim tjetër dhe do të jetë më e pështatshëme per qytetarë. Formuam sekretaritet e reja siç janë ai për investime, për kulturë, sport dhe rini si dhe sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji. Poashtu erdhi deri tek fikja e sekretariatit për çështje banesore. Në këtë menyrëvendosëm themelin e një administrate gjithëpërfshirëse dhe që do të jetë e gatshme të ballafaqohet me problemet dhe kërkesat e qytetarëve, afaristave, bujqëve, sportit, kulturës etj.”, theksoi ai.
Si pas fjalëve të tij, rebalanci i buxhetit për vitin 2022 ishte i nevojshem për funksionimin e organeve të reja si dhe për një ecuri të mirëfillt pas harxhesave dhe korupsionit parazgjedhor të pushtetit të mëherëshëm të udhëhequr nga DPS-i.
“Në këtë mënyr pushteti i ri nê Ulqin dërgoi një mesazh të fuqishëm stabilitetit dhe vullneti për të punuar si kurr më heret për përmirësimin e gjendjes ne qytetin tone”, shtoi kryetari Bajraktari.