Zhvillimi ekonomik i Komunës së Ulqinit duhet të jetë i drejtuar kah resurset e veta dhe interesat e popullsisë lokale, duke u bazuar në parandalimin e derdhjes së parave dhe tërheqjen e investimeve të huaja, është vlerësuar nga Mali i Zi Pozitiv.
Nënkryetari i Këshillit komunal të MZP në Ulqin, Omer Bajraktari mendon që klasa ekzistuese qeverisëse në Ulqin si dhe të gjitha paraardhëset e kanë sjell qytetin me potencial më të madh në këtë pjesë të Evropës në situatë tejet të vështirë.
“Rrënimi ekonomik i qytetit çerek shekullin e fundit është i dukshëm dhe ne, si qytetarë që e duan qytetin e vet dhe njerëz të përgjegjëshëm, duhet ta ndalojmë këtë”, thuhet në deklaratën e Bajraktarit të cilën e transmeton Portali “Vijesti”.
Rimëkëmbja e ekonomisë dhe zhvillimi, siç shpjegoi ai, duhet të fokusohet në mjetet më të lehta, më të lira dhe më pak riskante, duke u bazuar në parandalimin e derdhjes së parave, përkrahjen e bizneseve stabile ekzistuese dhe themelimin e kompanive të reja, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.