Për herë të parë Komuna e Ulqinit përkrah prodhuesit e qumështit 4 cent për liter, tha krey i pushtetit lokal Omer Bajraktari.
Sipas fjalëve të tij, kjo është vetëm njëra nga masat e shumta mbështetëse që ka përgatitur Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji për përkrahjen e zhvillimit të bujqësisë në komunë të Ulqin.
“Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të mbështes prodhuesit bujqësor sepse zhvillimin e bujqësisë e cilësojmë si sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë lokale”, shtoi Bajraktari.