Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari tha se të gjitha rrugët e hapura në Ulqin do të asfaltohen gjatë këtij muaji, poashtu do të asfaltojmë edhe mbi 40 rrugë si në qytet ashtu edhe në Anë të Malit.
“Mbi 500.000 euro do të investojmë vetëm në asfaltimin e rrugëve në prag të sezonit turistik”, tha ai.
Sipas tij, Ulqini do të jetë më i përgaditur se kurrë më parë për një sezonë turistike e cila sipas të gjitha parametrave do të jetë rekorde.