Bajraktari: TË PUNOJMË TË GJITHË BASHKË DHE E MIRA E QYTETIT TË JETË PRIORITETI YNË

Fjala përshëndetëse e kryetarit të Komunës, Omer Bajraktarit me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë

Sot jemi në vazhdimësinë e një udhëtimi, i cili nuk mbaron kurrë, udhëtimi për ta bërë vendin tonë më të mirë për qytetarët tonë. Në atë rrugëtim, ne poashtu duhet të bëhemi më të mirë në shërbim të qytetarëve.

Shprehi falenderime për të gjithë që morrën pjesë në proces zgjedhor – vota e juaj ma dha këtë përgjegjësi – përgjegjësi të madhe për një të ri. Njëkohësisht  sfidë të jetës time.

Në rrugëtimin tonë jemi pajisur me vizion, vullnet për të dhënë maksimumin për rilindjen e Ulqinit tonë,  të shoqnuar me dashni të madhe për këtë vend që krahas dallimeve politike, na bashkon dhe frymëzon.

Hapja e kapitullit të ri në zhvillimin dhe mirëqenien e vendit tonë nënkupton bashkëpunim mes të gjithë neve këtu sot – të ndërtojmë kalanë e raporteve të mira dhe në mënyrë transparente e të vendosur të hapim rrugët për futjen e Ulqinit në hartën e vendeve më të njohura turistike në rajon e më gjërë.

Të gjithë duhet ta dinë këtë dhe të japin kontribut në këtë drejtim – nga Kalaja në Shtegvashë, nga Ada në Kruç, nga Megjureçi në Reç. Do të isha jashtëzakonisht i lumtur nëse do sjellim frymë bashkëpunimi, bashkimi dhe harmonie për të mirë të secilit bashkëqytetar.

Dyert e zyrës së kryetarit të Komunës do të jenë të hapura për të githë me ide të reja, propozime të ndryshme e investime. Një qytet që nuk dëgjon banorët e tij është i zbrazët dhe humb kuptimin e ekzistencës. Qyteti ynë ekziston për mijëvjeçarë dhe e kemi detyrë e obligim t ia rrisim imazhin e tij.

Në nivel shtetëror, shtigjet janë hapur si kurrë më parë në histori. Bashkëqytetari ynë Dritan Abazoviqi, që e do me shpirt këtë qytet, është emëruar Kryeministër i Malit të Zi, kurse disa ministra në Qeverinë e tij janë nga Ulqini. Prandaj, tani është një mundësi unike që duhet ta shfrytëzojmë për ta bërë Ulqinin një vend të këndshëm për jetën e çdo qytetari, ku turistët dhe vizitorët janë të lumtur të vijnë dhe të na rikthehen.

Me këtë rast nuk do të përmendi planet dhe projektet tona, pasi i shpalosem  gjatë fushatës zgjedhore. Premtimet tona të shprehura publikisht para qytetarëve janë obligimi dhe përgjegjësia jonë që nga ky moment. Na mbetet me punë të dëshmojmë se ishim të denjë për besimin që morrën nga ju dhe qytetarët.

Detarët tanë me nam, që përhapën emrin dhe famën e këtij qyteti në tërë Mesdheun, dinin gjithmonë me dallu erën e favorshme për lundrim.

Të kemi vizion, në lundrimin tonë, siç e kishin ato që në tokën moçalore, gati nëntë dekada më parë, ndërtuan Kriporen, për të rifilluar së shpejti prodhimin e kristaleve të kripës.

Të kemi planifikim strategjik dhe vendimmarrje siç ishte gjatë ndërtimit të hoteleve të mëdha të Ulqinit, të cilat përsëri na duhen për të ngritur cilësinë e turizmit dhe të gastronomisë tonë. Bukuritë natyrore të kësaj komune, oferta jonë gastronomike, mikpritja dhe shërbimi, po fitojnë simpatinë e gjithnjë e më tepër të turistëve.

Imperativi i kohës është të jemi të shpejt dhe të guximshëm në veprim – për shembull, rruga nga Lezha ne Velipojë është praktikisht gati dhe pas ndërtimit të urës së Bunës do të mbërrijmë në aeroportin e Tiranës për 75 minuta. Kjo do të ndihmojë shumë në pozicionimin e Ulqinit si një destinacion tërheqës ajror.

Të kuptojmë se e ardhmja është te bujqësia organike dhe se komuna jonë mund të prodhojë ushqim për gjysmën e Malit të Zi.

Ulqini të jetë komuna e parë ekologjike në shtetin ekologjik të Malit të Zi. Prandaj detyra jonë e parë në pritje të sezonit shumë të mirë do të jetë pastrimi i Ulqinit. Ky është një parakusht për turizëm të vërtetë, siç është edhe ndërtimi i infrastrukturës së munguar të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Të mos ketë dilema të dashur bashkëqytetarë: keni të drejtë të mos besoni asgjë derisa të shihni me sytë tuaj se diçka ka filluar të bëhet. Siç jemi tani dëshmitarë,  për shembull, të rikonstruktimit të Hotel Mediteranit. Vetëm me vepra konkrete mund të rikthehet besimi i qytetarëve te pushteti, i cili është në nivel shumë të ulët për shkak të administrimit të dobët dhe të dëmshëm. Fatkeqësisht, qyteti ynë, si e vetmja komunë e pazhvilluar në bregdet, është prova më e mirë e këtij pretendimi.

Një nga detyrat tona kryesore do të jetë mbështetja e prodhimit vendas dhe inkurajimi i njerëzve që të investojnë në këtë komunë. Vetëm kreativiteti dhe mençuria vendore, të mbrojtur nga korrupsioni dhe arroganca, me rregulla të sigurta biznesi, në planin afatgjatë, mund të parandalojë largimin e të rinjve tanë dhe të ruajë kohezionin e komunitetit tonë të vogël.

Natyrisht, ne inkurajojmë njerëzit tanë të vyeshëm nga diaspora që të investojnë edhe më shumë në qytetin e tyre dhe theksoj se kjo komunë do t’i ndihmojë në këtë drejtim. Ndaj do të reformojmë në një periudhë afatshkurtër vetëqeverisjen lokale që të jetë më efikase dhe në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë.

Ne do të fokusohemi veçanërisht në sportin, kulturën dhe rininë duke formuar një sekretariat të posaçëm, duke mbështetur sektorin civil dhe institucionet dhe organizatat shkencore-arsimore, shëndetësore, sociale dhe të tjera të ngjashme.

Dua që ky qytet të jetë kryeqyteti ndërkulturor i Malit të Zi. Kapitali ynë më i madh është bashkëjetesa shekullore në paqe, bashkëpunimi, mirëkuptimi, solidariteti dhe respekti për çdo individ, çdo komb, fe, gjuhë apo çdo përkatësi.

Gjithsesi, e di që pritshmëritë, nevojat dhe dëshirat e qytetarëve tanë janë të mëdha, por janë të justifikuara dhe reale. Interesi i Ulqinit duhet të jetë mbi çdo interes tonë individual apo partiak.

Prandaj Ulqini mundet,  drejtë dhe me nder, nëse punojmë të gjithë bashkë dhe nëse e mira e qytetit tonë është prioriteti ynë numër një!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë

Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash

Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ
Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ

Kompania “Becovic Management Group” është duke punuar në rikonstruksionin e hotelit të saj “Mediteran”. Siç theksohet, deri në maj të këtij viti do të përfundojnë punimet për ndërtimin e “Ville Version”,

Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS
Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq bëri të ditur që së shpejti pritet të përfundojë adaptimi dhe rindërtimi i Urgjencës në Ulqin. Sipas tij, kjo dinamikë është është dakorduar të hënën në një bisedë