Menaxheri i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari ka thënë se duhet shkëputur të gjithë kontratat privatizuese në Ulqin.
„Sa i përketë ndërtimit të hoteleve të reja, unë jam pesimist, sepse nuk shoh që aty mund të iniciohet diçka. E pronarët e lokaliteteve ku ishin hotelet i kanë të gjitha parakushtet hapësinoro-planifikuese që, nëse dëshirojnë, nesër mund të nisin me investime“, deklaroi ai në intervistë për TV Vijesti.
Bajraktari tha se është më shumë optimistë sa i përket ndërtimit të akva-parkut. „Kemi gjetur lokacionin e ri dhe tani presim pëlqimin e Ministrisë së financave. Nëse ato reagojnë shpejtë, do të kemi akva parkun për sezonin e ardhshëm“, shtoi ai.
Menaxheri ftoi drejtuesit e Kuvendit komunal të Ulqinit që të vendosin në rend të ditës vendimin për formimin e Shërbimit të parkingut, që të paktën pjesërisht të zgjidhet problemi i komunikacionit në Ulqin.