Bajraktari: ULQINI NË MINIMUMIN HISTORIK DHE KJO RËNIE DUHET TË NDALET

Omer BajraktariKryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA dhe këshilltari në Parlamentin Lokal Omer Bajraktari mbajti të mërkurën pres konferencën në selinë e kësaj parti në Ulqin, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari Nevryz Shaptafa.

Financat publike lokale dhe Komuna e Ulqinit janë bërë një histori e mjerueshme, e që mund të ket pasoja të mëdha për të gjithë qytetarët. Edhe më i mjerueshëm është fakti që në degradimin e financave publike marrin pjesë të gjitha partitë nën patronatin e interesave të imta personale. Këtë e vërteton edhe përbërja e pushtetit lokal, që nën udhëheqjen e PDS-së thyen të gjitha rekordet negative.

Udhëheqja e Sekretariatit për Buxhet dhe Financa është nën çdo nivel, çka e dëshmon edhe rasti i rritjes së borxheve edhe të komunës por edhe borxheve ndaj komunës. Ulqini ka kapacitet fiskal jashtëzakonisht të madh por në ketë moment të ardhurat vetiake janë nën 50% të buxhetit çka është e pa qëndrueshme dhe e papranueshme. Kjo strukturë qartazi tregon nivelin e ulët të punës në pothuajse të gjithë organet e komunës.

Fakt është që sot Komuna e Ulqinit pa të ardhurat nga fondi egalizues  nuk kishte mbijetu dhe ajo është që PDS-ja ka arrit në Ulqin. Prej frazës së famshme që “pa PDS nuk ka zhvillim të Ulqinit” kemi arritur në pikën më të ulët në historinë e këtij qyteti.

Sot nuk kemi nevojë të jemi asnjëfarë ekspertësh të fushës së financave publike. Analizën më të mirëfilltë e ka bërë Instituti Shtetëror i Auditimit për vitin 2018 dhe e ka vlerësuar Komunën me notë të dyfishtë negative. Në atë analizë qartazi tregohet që Komuna ka shkel plot 15 ligje dhe disa akte tjera nënligjore. Për këtë vlerësim skandaloz askush nuk ka pasur asnjë lloj përgjegjësie.

Mendimi im personal është që 3 janë arsyet kryesore për këtë gjendje në financat publike: papërgjegjësia, paaftësia dhe korrupsioni.

Shembulli i fundit i blerjes se automjetit luksoz tregon shumë gjëra. Në vitin më të vështir ekonomik dhe shëndetësor, kryetari i Komunës vendosi ta bëj një akt të paparë dhe skandaloz.

Çfarë mesazhi dërgojmë ne kur në kohë kur fitojmë donacione shëndetësore, kryetari i njërës ndër Komunave më të varfëra bën këtë akt. Si ndihen sot studentet më të dalluar të cilëve me rebalancin e fundit para 15 ditëve u është zvogëluar fondi dukshëm. Si e ndiejnë veten sot punëtorët e Qendrës për Fëmijë me Nevoja të Veçanta “Sirena”, të cilëve po ashtu është zvogëluar fondi me rebalancin e fundit, ku ato sot kajnë vështirësi të funksionojnë. Si e ndien veten sot klubet sportive nga të cilët disa sot nuk ekzistojnë më, e tjerët janë para fikjes sepse nuk kanë përkrahje. Po ashtu sot, sipas informatave të mija, punëtorët e komunës do ta marrin pagën nga buxheti i komunës së Tivarit.

Sa më shumë që të zgjas kjo përbërje politike në pushtet aq më i madh do të jet çmimi që do të paguhet sepse ne ekonomi por edhe në politik çdo gjë paguhet. Për fat të keq, çmimin më të madh do ta paguajnë qytetarët.

Struktura e shpenzimeve buxhetore është e till që me buxhetin e Komunës përfiton një parti ndërsa humb i gjithë qyteti dhe komuniteti.

Prandaj, Ulqini sot ndodhet në një minimum historik në pikëpamje politike, ekonomike, kulturore, sporti, demografike si dhe në shumë sfera tjera. Ajo duhet të ndalet, sa më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do