Bajraktari: URA DO TË PROPOZOJË TË VUHET JASHTË FUQISË ÇMIMORJA E GRUMBULLIMIT TË MBETURINAVE

Deklaratë për publikun nga Kryetari i Këshillit komunal të URE-së dhe këshilltarit në Kuvendin e  Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktarit.

 

Të gjithë jemi dëshmitarë, këto ditë, të faturave jashtëzakonisht të larta që kemi marrë për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave komunale nga SH.P.K. “Veprimtaritë Komunale Ulqin”.

 

Ne kemi paralajmëruar me kohë për pasojat e miratimit të kësaj çmimoreje të turpshme. Në veçanti, këshilltari ynë Arian Murati, gjatë seancës së Kuvendit Komunal, e ka argumentuar në mënyrë të detajuar dhe të qartë se kjo çmimore përbën një barrë të papranueshme dhe një plaçkitje për qytetarët e Ulqinit.

Prandaj, si qytetarë të përgjegjshëm, por edhe si Klubi i Këshilltarëve të URA-s, të hënën do të paraqesim propozim për plotësimin e rendit të ditës së seancës së Kuvendit Komunal, me kërkesën që çmimorja e re të shfuqizohet dhe faturimi të vazhdojë sipas çmimores së vjetër, deri në gjetjen e një metodologjie tjetër, më të drejtë dhe më të arsyeshme për përcaktimin e çmimeve të reja.

Ulqini nuk është arkë partiake e askujt dhe qytetarët nuk janë të detyruar të paguajnë faturën e paaftësisë së të tjerëve dhe të interesave politike!Ne do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe do të kërkojmë që çdo vendim që prek drejtpërdrejt xhepin e tyre të jetë i drejtë, transparent dhe i arsyeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi