Deklarata për opinion e kryetarit të Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Ulqin, Omer Bajraktarit.
Me shpalljen e zgjedhjeve lokale për Komunën e Ulqinit më në fund u krijuan kushtet për të dal nga labirinti politik plotë premtime boshe dhe administrim të dobët të Komunës tonë.
Kishte shumë rekorde të zinj në mandatin e fundit të qeverisjes lokale në të cilën morën pjesë praktikisht të gjitha partitë: nga shitja e Pyllit të Pishave, shpenzimi i pakontrolluar i buxhetit në gjëra joproduktive, mosekzistenca e buxhetit kapital, punësime të pakontrolluara dhe të paligjshma në të gjitha nivelet, deri tek shkatërrimi i sportit dhe i kulturës. Dhe shumë, shumë gjëra të tjera.
Me shpalljen e zgjedhjeve lokale u krijuan kushtet ligjore që më në fund t’i themi “adio” kësaj politike dëmtuese dhe kësaj garniture të udhëhequr nga PDS. Duhet të shfrytëzojmë valën e ndryshimeve pozitive në nivel shtetërore për të bërë gjëra të duhura për Ulqinin.
Me ardhjen e URA-së në pushtet u krijuan kushtet për të bërë gjëra historike për Ulqinin. Këtë trend duhet ta vazhdojmë edhe në nivel lokal. Prandaj jemi të sigurt që qytetarët do ta njohin sepse ky është një shans unik të cilin nuk duhet ta humbim.