Bajraktari: ZGJEDHJET ZGJIDHJE PËR AMATORIZËM DHE HIPOKRIZI

Omer Bajraktari, URAKryetari i Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Omer Bajraktari ka deklaruar se “situata politike në Komunë të Ulqinit javët e fundit po hynë në dimensionet e reja, të papara të amatorizmit dhe hipokrizisë”.

“Papërgjegjësia po ashtu po merr forma të reja të cilat vështirë mund ti gjejmë diku tjetër. Vetëm një shembull është i mjaftueshëm: të gjithë kërkojnë dorëheqjen e dikujt, e askush nuk është i gatshëm të ofrojë të veten si hap krejtësisht logjik për gjendjen për të cilën janë më përgjegjësitë”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, marrëveshja sot në politik në Ulqin nuk do të thotë asgjë. “Marrëveshja të cilën e arritëm tek kryetari i Komunës lidhur me mbajtjen e mbledhjes së Parlamentit në mënyrë të gjakftohtë u shkel nga PDS-ja. Kjo, sipas meje, është nënvlerësim për të gjithë qytetarët e Ulqinit, që kuorumi i Parlamentit të varet nga disa vendime të Qeverisë. Ndoshta nuk jemi aq të paaftë sa të presim thirrjen nga Podgorica për shqyrtimin e disa vendimeve të rëndësishme për të cilat të gjithë pajtohemi se duhet sa më parë të sillen. Këto vendime janë në interes të qytetarëve dhe jam i sigurt se një zëri do të miratoheshin. E nëse shtojmë që disa investitor presin miratimin e disa vendimeve, atëherë, kam frikë, se prapë do të humbim disa investime“, tha Bajraktari duke shtuar se „PDS-ja lokal sillet si fëmijë i mitur, ose e thënë më mirë, si subjekt politik i cili nuk guxon të veprojë sipas dëshirës së vet“.

Kryetari i URA-së në Ulqin është i bindur se vetëm zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbaheshin së bashku me ato parlamentaret në tetor janë zgjidhja më e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi