Me rastin e Bajramit të Ramazanit urimet më të sinqerta iu dërguan besimtarëve mysliman nga të gjithë anët.
Këtë e kanë bërë zyrtarët shtetëror të Malit të Zi, liderët e partive politike, drejtuesit e administratave lokale, si dhe të institucioneve tjera.
Reisi i Bashkësisë islame Rifat ef. Fejziq në urimin e vet tha se “Bajrami është dëshmi e gatishmërisë së myslimanëve për përkushtimin ndaj Zotit dhe shpërblim për qëndrimin në rrugën e shtruar me vlera universale të paqes, lirisë, humanizmit dhe solidaritetit”.
Për myslimanët, përndryshe, tre ditët e ardhshme janë pushim.