“Qytetarët e Malit të Zi në përqindjen më të madhe nuk dëshirojnë që e diela në tregti të jetë ditë pune. Sipas hulumtimit 74 për qind ose 3/4 e popullsisë së Malit të Zi pajtohet që e diela të mbesë ditë pushimi në javë”, deklaroi për CdM drejtoresha ekzekutive e “Stars UP”, agjencisë për hulumtimin e tregut dhe anketimin e opinionit publik, Sanja Balltiq.
Ajo tha se ligji për ditën e diel pushim në masën më të vogël përkrahet nga banorët e mjediseve urbane dhe në jug të vendit.
“Ndër qytetarët të cilët nuk pajtohen me Ligjin për të dielën pushim në veçanti veçohen banorët e komunave bregdetare – Budvës, Kotorrit dhe Ulqinit, si dhe banorët e një komune veriore – Rozhajes”, theksoi Balltiq.