Bamja është një nga ushqimet më të shëndetshme, bimë çudibërëse, e cila me shekuj përdoret në qëllime mjekësore.
Sipas disa të dhënave si ushqim e kanë përdorur edhe para 3500 viteve, sidomos Egjiptianët të cilët e kanë adhuruar. Edhe sot e kësaj dite përdoret në të gjithë botën për shkak të shijes unike, mënyrës së gjerë të përdorimit, si dhe për shkak të vetive mjekuese.
Me bamje mund të luftohen disa sëmundje të caktuara dhe të parandalohet krijimi i tyre. Ajo, për shembull, ka rëndësi të madhe për shtatzëni të shëndetshme, për parandalimin e diabetit, zvogëlon rrezikun për krijimin e sëmundjeve të veshkave, është shumë e rëndësishme për shëndetin e zorrës së trashë, ndërsa është vërtetuar që ndihmon dhe tek sëmundjet e frymëmarrjes si astma. Bamja po ashtu ndikon në shëndetin dhe pamje rinore të lëkurës.