Hajredin Pasha Barbarosa, biri i vorbëtarit Jakub, shqiptar me prejardhje nga ujdhesa greke Lezbos (Mitilena), është kapiteni më i madh detar në histori.
Në verën e vitit 1527 një aradhe bukur e madhe e anijeve të berberëve (rreth 30 fusta), në krye me Hajredin Barbarosen, sulmoi Ulqinin, Tivarin dhe Cavtatin.
Dhjetë vjet më vonë Barbarosa filloi një luftë të re. Me flotën e vet i shqetëson pronat venedikase në Adriatik në mënyrë që venedikasit të mos depërtojnë në Zagorën dalmatine dhe në Hercegovinë të cilën e mbanin osmanlinjët.
Pas fitores te Preveza në vitin 1538, ai u shpall “zot i pakontestueshëm i Mesdheut”.
Zëvendësi i tij u bë Ulluxh Alia.